Tarkan rrezikon 2 vite burg: Kam marrë drogë

Sep 16, 2011 | 18:24

Ylli turk i muzikës Pop, Tarkan Tevetoglu ka pranuar se ka marrë drogë. Muzikanti i njohur me emrin e tij të parë, Tarkan e ka pohuar këtë përpara një gjykate në Stamboll, ndërsa është shprehur se i vjen keq.

Tarkan u ndalua gjatë një operacioni policor në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në makinën e tij efektivat e policisë gjetën sasi të vogla kokaine.

Ai ka pohuar përpara trupit gjykues se ka qenë nën presion për shkak të popullaritetit të madh, dhe se gjatë kësaj kohe ka marrë kokainë, por jo më shumë se kaq.

Sipas mediave turke nëse Tarkan shpallet fajtor, rrezikon deri në 2 vite burg.

© Panorama.al

Te lidhura