TWITTER- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ju përgjigj nga twitter-i, kryeministrit Berisha pas sulmit të rradhës së këtij të fundit për programin e PS-së.
Duke folur nga Porto Romano gjatë një përurimi të një impianti, kryeministri Berisha sulmoi taksën progresive të propozuar nga socialistët në programin e tyre politik.
“Qeveria do të bëjë gjithçka për të krijuar një mjedis miqësor ndaj jush. Ata të cilët duan të vërsulen me taksa siç thonë, iu kujtoj që kjo është një kohë që shqiptarët nuk do ta pranojnë më”- tha kreu i qeverisë, duke sjellë në vëmendje se, aleanca e fundit, ajo e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë.
Ndërkaq, kreu i PS-së, Edi Rama iu përgjigj, “Të pasurit do shpëtojnë nga gjobat, mjedisi nga plehrat dhe Shqipëria nga kënga e gjelit majë plehut.”
© Panorama.al











