Takimi me ‘Reporterët pa Kufij’, Tabaku: Diskutuam për sulmin ndaj News24 dhe gazetarëve të tjerë, qeveria përdor anatemimin për të ushtruar presion

Jun 19, 2026 | 11:54

Kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, pas takimit me përfaqësues të “Reporterëve pa Kufij”, theksoi se në fokus të diskutimeve të tyre kanë qenë sulmet e qeverisë ndaj News24, si dhe disa gazetarëve të tjerë.

jorida tabau

Në një deklaratë për mediat, Tabaku theksoi se qeveria po përdor anatemimin dhe sulmet ndaj gazetarëve si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj tyre.

“U diskutua rasti i News24, i sulmeve ndaj gazetarëve Kristina Voko, Klodiana Lala, Isa Myzyraj, Ambrozia Meta dhe raste të tjera tregojnë që sot qeveria, kryeministri përdor anatemimin dhe sulmin ndaj gazetarëve për të ushtruar presion ndaj tyre.

Raporti i prezantuar nga qeveria e kryeministri nuk tregon që qenia e më shumë zërave opozitare sjell më shumë transparencë në media por tregon vetëm faktin që sot ka një sërë mediash që kohën televizive e shfrytëzojnë duke kritikuar opozitën por kjo nuk llogaritet si minutazh kohe për opozitën.”, tha Tabaku.

Deputetja theksoi se liria e medias nuk mbrohet vetëm nga gazetarët apo shoqëria civile, por mbi të gjitha nga institucionet dhe nga e gjithë shoqëria. Ajo bëri thirrje për luftimin e dezinformimit dhe garantimin e një kuadri ligjor më të fortë për mbrojtjen e gazetarëve.

Liria e medias nuk mbrohet nga gazetarët as nga shoqëria civile, por mbrohet nga institucionet, ato që heshtin. Liria e medias mbrohet nga e gjithë shoqëria. E rëndësishme sot që të luftojmë dezinformimin që vjen nga qeveria, dezinformimin me protestën, me raportet paralele që kryeministri publikon, me çdo lloj lajmi që sot kontrollohet nga qeveria.

Së dyti të sigurojmë një kuadër ligjor. Në emër të opozitës ka ofruar mbështetje për ndryshime që lidhen me Kodin Penal, që u refuzua nga qeveria. Së dyti, mbrojtje reale ligjore ndaj gazetarëve kundër padive abuzive dhe së treti sa i përket mbështetjes për të gjitha ndryshimet ligjore që të ketë pavarësi te AMA dhe RTSH”, shtoi ajo.

 

© Panorama.al

Te lidhura