TIRANE- Ndersa ne njesine bashkiake numer 3, deputetet e PS-se, Brace dhe Gjoni debatonin ashper me kreun, Ilir Kokona, nje tjeter incident ndodhte ne njesine numer 6. Deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri i ka vene drynin njesise bashkiake, pas refuzimit per t’u pajisur me listen paraprake te zgjedhesve. Burime nga vendngjarja bejne me dije se dera eshte hapur vetem pas disa oresh, nderkohe qe ne te ishin te pranishem edhe forca te shumta policie. Ndërkohë qe Tahiri ka mbyllur deren, brenda minibashkise kane mbetur te bllokuar punonjesit e saj.











