Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për sulm të hapur ndaj sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.
Sipas Bardhit, pas kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut dhe zvarritjes së kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, Rama po tenton të intimidojë SPAK-un përmes të ashtuquajturave “inspektime deputetësh”.
Ai thekson se SPAK i ka refuzuar këto veprime, teksa i mbylli derën Komisionit Xhafaj 2, duke i konsideruar në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit. Bardhi përfundon se, sipas tij, “asnjë intimidim nuk e shpëton Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara nga përgjegjësia përpara ligjit”.
© Panorama.al












