Sulmet ndaj protestuesve, Lubonja: Rama i dëshpëruar, nuk mbrohet më me propagandë! Duhej të kishte dhënë dorëheqjen për aferat e njerëzve të tij

Jun 15, 2026 | 15:08

Analisti Fatos Lubonja komentoi revoltën masive të qytetarëve që vijon prej ditësh për largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe sulmet e këtij të fundit ndaj tyre.

lubonja protesta

Në një intervistë për News24, Lubonja deklaroi se kryeministri Rama nuk i ka dëgjuar asnjëherë kritikat që i janë bërë, por ka zgjedhur t’i kundërshtojë ato me sulme verbale dhe propagandë.

Analisti përmendi edhe skandalet e Arben Ahmetajt, Belinda Ballukut, Erion Veliajt apo AKSHI-n, duke shtuar se vetëm njëri prej këtyre rasteve do të kishte mjaftuar që Rama të jepte dorëheqjen.

Lubonja u shpreh se kryeministri ndodhet në një situatë të vështirë politike dhe po përpiqet të mbrojë pushtetin përmesmos dorëzohen dhe të dalin masivisht në shesh kundër qeverisë.

“E bën nga kultura politike. E para e punës ai nuk ka dëgjuar ndonjëherë. Kemi bërë boll kritika, ka pasur protesta dhe e vetmja metodë që ka përdorur ka qenë deligjitimimi i kritikuesve, sharja, çfarë nuk ka përdorur, edhe i opozitës me besimin se ka forcën policore. Në këtë sistem ka futur edhe krimin për të marrë votën dhe shtuar votën. Dhe forcën e korruptimit pra forcën e një regjimi, dhe ka menduar se kjo është metoda. Unë jam në të drejtën, ju jeni gabim dhe armiqtë janë të jashtëm si në kohën e Enver Hoxhës. Dhe zemërimi i mbledhur.

Ai ose duhet të tërhiqet, mendoj se duhet edhe të dorëhiqet. Përpara këtij skandali, është Ahmetaj, Balluku, Veliaj, AKSHI. T’i heqim fare këto, sikur vetëm njëri prej këtyre të 4 që përmenda duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Tani ka dalë Aruba e famshme që duhet hetuar plotësisht. Thonë që aty mungojnë emrat e politikanëve, por duhet të dalin.

E gjithë kjo o duhet të mbrohet me dhunë, që s’e ka atë fuqi ta bëjë. Me propagandë se mbron dot dhe po sulmon ashtu dhe është në një situatë që si të themi, është i dëshpëruar. Por nga ana tjetër e kanë të vështirë ta lëshojnë pushtetin të gjithë diktaturat kështu që ky lumi, gjithkush që ka ndjerë padrejtësi të derdhet në shesh dhe të vazhdojë protesta.”, tha Lubonja.

© Panorama.al

Te lidhura