Sulme gjatë natës nga Rusia dhe Ukraina, raportohen viktima! Zelensky: Plani i SHBA-së përmban shumë nga elementët e duhur

Nov 25, 2025 | 7:13

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të intensifikuara gjatë natës, me të dyja palët që raportuan viktima. Ndërsa situata vijon të qartësohet, të dhënat paraprake tregojnë se bëhet fjalë për goditje të rëndësishme, në një kohë kur bisedimet për t’i dhënë fund luftës po marrin ritëm, raporton BBC.

zelensky

Gjatë mbrëmjes se djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti ndryshimet e bëra nga negociatorët e tij në një propozim të mbështetur nga SHBA-të për përfundimin e konfliktit.

Drafti fillestar kishte shkaktuar shqetësime në Kiev dhe në kryeqytetet evropiane, pasi shihej si tepër i favorshëm për Rusinë. Megjithatë, si SHBA-ja, ashtu edhe Ukraina kanë sinjalizuar përparim në negociata, teksa priten zhvillime të reja në ditët në vijim.

Sipas Zelensky-t, plani që fillimisht përmbante 28 pika është përmirësuar ndjeshëm. Ai deklaroi se “shumë nga elementët e duhur janë marrë parasysh” dhe se lista e hapave për t’i dhënë fund luftës “tani mund të bëhet e zbatueshme”.

© Panorama.al

Te lidhura