Protestat në Egjipt nuk po reshtin as edhe për një ditë edhe me rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak, megjithëse shkalla e dhunës është ulur ndjeshëm. Populli egjiptian kërkon spastrimin e çdo rrënje të Mubarakut dhe regjimit të tij. Dje, protestuesit kanë marshuar drejt zyrave të shërbimeve sekrete të Kajros dhe qyteteve të tjera egjiptiane, duke kërkuar shpërbërjen e kësaj organizate. Selitë e policisë sekrete egjiptiane janë sulmuar edhe në Aleksandri, ku ndërhyri ushtria për të shpëtuar ndërtesën dhe evituar dhunën. Ish-ministri i Brendshëm i Egjiptit, gjenerali Habib Al-Adly, doli para gjykatës i akuzuar për pastrim parash dhe abuzim të detyrës. Kryeministri i ri i vendit, Essam Sharaf, po krijon tashmë një kabinet të ri, sheshi i Kajros është mbushur edhe me gra të cilat duan të kenë rolin e tyre në Egjiptin e ri, duke u përpjekur të zhdukin disa tradita të vjetra të shkelin të drejtat e tyre.











