Stafi i gazetës “Panorama” feston me krenarinë e më të mirëve

Jan 7, 2012 | 13:53

Ata kanë shumë arsye për të festuar dhe për t’u krenuar me punën e tyre, sepse në vigjilje të 10 viteve në treg puna e tyre ka rezultuar shumë e suksesshme. Tashmë të gjithë e dinë dhe ia njohin gazetës “Panorama” vendin e nderit në tregun e medias së shkruar dhe merita u shkon këtyre gazetarëve fantastikë dhe drejtuesve të tyre. Në darkën e Vitit të Ri, të realizuar në ambientet e restorant “Xibraku”, ata festuan deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që kishin futur në xhep dhe shpërblimet e fundvitit.

© Panorama.al

Te lidhura