TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se stadiumi i ri, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, do të pagëzohet “Kuq e Zi”. Duke e cilësuar këtë ndërtim vetëm fillim të projekteve të kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës,
Berisha bëri me dije se stadiumi sot “Qemal Stafa” do të quhet me emrin e atyre qindra mijëra tifozave. “Do të jetë stadiumi kuq e zi, por dhe futbollistët do jenë shumë të kënaqur që stadiumi të quhet ‘Kuq e Zi’- tha ai.
Sipas Berishës, Tirana nën drejtimin e kryetarit të ri të saj do kthehet në një simotër kulturore të kryeqyteteve të Europës.











