Spotet kundër opozitës, PS: Prokuroria të hetojë

Mar 28, 2011 | 13:35

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar nga Prokuroria nisjen e hetimeve për burimin e financimit të spoteve të lëvizjes “Zgjohu”, kundër opozitës. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj gjatë një deklarate për mediat, ka theksuar se pas këtyre spoteve, fshihet Basha dhe Berisha.

“Saliu dhe Luli kanë vendosur të përdorin gjithë arsenalin e baltës për të sulmuar opozitën, duke vënë në funksion organizata fantazmë të cilat flasin kundër opozitës. Kohët e fundit janë parë spote nga organizata ‘Zgjohu’ e cila është një organizatë fantazëm. Këto spote kanë një kosto financiare që arrin në qindra mijëra euro”- ka thënë Felaj.

Sipas saj, këto para në rastin më të mirë dyshohet se vijnë nga fondi për mbështetjen e shoqërisë civile, duke bërë që të shpërdorohen fondet e shtetit. “Është faji i Saliut për këtë korrupsion. Në rastin më të keq financimet marramendëse dyshohet se vijnë nga paratë e pista të korrupsionit të qeverisë ‘Berisha’”, tha më tej ajo, duke i bërë apel Prokurorisë të nisë hetimet.

© Panorama.al

Te lidhura