
Spitali “Hygeia” në Tiranë, tashmë bashkëpunon me Multiservis Center – agjencia e parë profesionale e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Mjekë profesionistë italianë nga universitetet dhe qendrat shëndetësore më në zë të Italisë do të vijnë në vendin tonë për të ofruar shërbim. Për këtë qëllim, dje në spitalin “Hygeia” u organizua një kongres shkencor me tema që i përkasin kirurgjisë së përgjithshme, urologjisë, okulistikës, endokrinologjisë, kirurgjisë pediatrike”. Në kongres referuan mjekë italianë profesionistë të këtyre fushave nga institucione të njohura në Itali, si universiteti i Romës “Tor Vergata”, shtëpia e shërimit “Villa Tiberia” në Romë dhe Klinika Kirurgjikale Pediatrike në Peruxhia. Kongresi prezantoi çështje moderne në terapinë kirurgjikale të kancerit kolorektal, hiperplazinë beninje të prostatës dhe teknologjinë e re me lazer, qasje akustike të pacientit diabetik. Gjatë kongresit u përmend rëndësia dhe benefitet e bashkëpunimit mes mjekëve italianë dhe ata shqiptarë, pasi mjekët referues të këtij kongresi do të jenë së shpejti në shërbim të pacientëve në spitalin “Hygeia”. ”Qytetarëve shqiptarë nuk do t’u duhet të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë shërbimin e duhur mjekësor. Ne ofrojmë stafin më profesional të mundshëm dhe teknologjinë më të fundit, me qëllimin e përmirësimit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri”, tha drejtori i Përgjithshëm spitalit, Kyriakos Kopsidis.











