Spiropali, mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë: Ringjallja do të vijë shumë shpejt!

Apr 18, 2025 | 22:40

Elisa Spiropali ka përcjellë nje mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë.

spiropali

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se në këtë ditë besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq.

Më tej ajo shkruan se “ringjallja e Krishtit do të vijë shumë shpejt, si një triumf i jetës mbi vdekjen.

“Sonte, me Proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq. Me besimin e lutjet se Ringjallja do të vijë shumë shpejt.

Ringjallja e Jezusit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, i të mirës mbi të keqen, një fitore universale, e cila bën që të shpresojnë, fitojnë, gëzojnë, bashkohen dhe lumturohen të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat.”

© Panorama.al

Te lidhura