KLD, Spahiu: Skandale me arrestin shtëpiak

Mar 21, 2011 | 12:41

SHKODER- Kritikat e KLD-se, ndaj gjyqtareve dhe gjykatave ne vend kete radhe lidhen me masen e sigurise se arrestit shtepiak. Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, nga Shkodra, ka kritikuar ashper gjykatat ne vend pikerisht me kete mase sigurie, e cila sipas tij mbetet thjesht nje formalitet e prodhon skandale.

Gjate analizes se punes ne  Gjykatën e Shkodrës, Spahiu i ka cilësuar skandaloze masat e ndërmarra nga gjykatat për arrestet e shtëpisë. Ai ka kujtuar se  95 e rasteve për dhënien e masës së sigurisë “arrest shtëpie” nuk kontrollohet me tej.

Spahiu paralajmëroi ndërmarrjen e masave disiplinore për rastet që evidentohen me shkelje dhe deklaroi se drejtësia duhet të vihet në vend për të mos pasur vetëgjyqësi. Pikerisht per kete, sipas Spahiut eshte e nevojshme, madje domosdoshmeri ndryshimi i ligjit për dhënien e masës së sigurisë.

Vetem pak dite me pare, nje mase e tille sigurie lejoi ‘arratine’ e te shume kerkuarit turk per trafikun e droges.  Arratisje qe ndodhi fill pasi GJykata e Apelit vendosi te linte te lire ne kushtet e arrestit shtepiak turkun qe kerkohej nga Interpoli, per llogari te Gjermanise.

© Panorama.al

Te lidhura