“Sot shohim shtetin sipërmarrës”- Programi për zhvillimin e pronave publike, Veliaj: Kaluam një histeri kolektive! Tek “Pazari i ri”, ishte miu sa koka ime, sot ka një rritje të vlerës së pronës 3-4 herë

Jan 9, 2025 | 11:28

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa fliste për programin e zhvillimit të pronave publike, është shprehur se sot në Shqipëri “po shohim shtetin e sipërmarrjes”.

erion veliaj

Sipas Veliajt, “shteti nuk sheh si inferior, pasiv për t’i ardhur iniciativa, por merr iniciativa, fton edhe biznesin privat për të maksimizuar asetet”.

Veliaj theksoi se vendi kaloi në një histeri kolektive per privatizimet, teksa u shpeh: “të njëjtin debat kishim edhe për Pazarin e Ri, nuk e di çfarë kishte monument kulture aty, miu sa koka ime apo shëllira”.

Kreu i Bashkisë Tiranë deklaroi se sot vlera e pronës tek Pazari i Ri është rritur 3-4 herë.

Erion Veliaj: Ne kaluam në një histeri kolektive të asaj që quhet ‘terapia e shokut’, privatizo, privatizo, lë të gjitha asetet publike dhe vetëm sot po shohim shohim shtetin sipërmarrës. Pra shteti nuk sheh si inferior, pasiv për t’i ardhur iniciativa, por merr iniciativa, fton edhe biznesin privat për të maksimizuar asetet. Jam krenar sot.

Të njëjtin debat kishim edhe për pazarin e ri, nuk e di çfarë kishte monument kulture aty, miu ishte sa koka ime apo shëllira. Pazari i ri ka një rritje të vlerës së pronës 3-4 herë, është zona më e frekuentuar dhe ka ndryshuar vlerën e pronës në atë komunitet.

Flasim për një energji të jashtëzakonshme. Kur e filluam këtë tyre stadiumi “Selman Stermasi” ishte parkim autobuzësh. Sot na duket si një përrallë nga e kaluara dhe s’ka lidhje me modernizimin sot, ishim mësuar me të keqen.

© Panorama.al

Te lidhura