Sophia Loren, në siklet nga një foto nudo e rinisë

Mar 20, 2011 | 13:44

E ka ndier veten në siklet Sophia Loren gjatë një programi të “RAI”-t, titulluar “Centocinquanta”, drejtuar nga Pippo Baudo e Bruno Vespa për të festuar 150 vjetorin e bashkimit të Italisë. Teksa flitej për jetën e aktores, fituese e çmimit “Oskar” për rolin e saj në filmin “Çoçaria”, në ekranin e madh pas shpinës së saj u shfaq një foto gjigande e Sophias me gjoksin jashtë. Bëhet fjalë për një foto të viteve ’50 kur ylli i lindur në Pozzuoli, përpara se të bëhej e suksesshme, pozonte për fotoromancat. Kur ka parë fotografinë, aktorja ka mbuluar fytyrën gjithë siklet dhe pastaj ka treguar për vitet e vështira në Pozzuoli dhe bashkëshortin e ndjerë, Carlo Ponti. “Tani që nuk është më, ndihem shumë e vetmuar, por kam dy fëmijë të mrekullueshëm që janë “filmi” më i bukur i jetës sime”, ka thënë ajo.

© Panorama.al

Te lidhura