Sondazhet, Le Pen përpara Presidentit Sarkozy

Mar 10, 2011 | 9:25

Në Francë janë publikuar sondazhet e para për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen bitin e ardhshëm. Sipas Deutche Welle, këto zgjedhje mund të rezultojnë me triumfin e ekstremistëve të djathtë. Sondazhi ka treguar se liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, fiton raundin e parë të zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin tani, 24 për qind e francezëve do të vendosnin t’ia jepnin votën europarlamentares nga ekstremi i djathtë. Në sistemin elektoral francez kjo tregon se, ashtu si nëntë vjet më parë do të kishte sërish një balotazh mes një ekstremisti të djathtë dhe këtë herë ndoshta një socialisti. Liderja e re e Frontit Nacional, vajza e ekstremistit të djathtë Jean-Marie Le Pen, aktualisht po fiton shumë zgjedhës.

© Panorama.al

Te lidhura