Lionel Mesi fitoi për herë të tretë “Topin e Artë FIFA 2011”, pas votimit të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare të vendeve që aderojnë në FIFA, por dhe gazetarët profesionistë. Nga Shqipëria votuan trajneri i U-17, Xhemal Mustedanagiç, kapiteni Lorik Cana dhe gazetari sportiv, Besnik Dizdari. Por duhet thënë se të paktën për Lorik Canën, votimi nuk është bërë nga vetë ai, por nga nëpunësit e federatës. Madje, kapiteni kuqezi nuk ka qenë fare në dijeni të votës së tij, çka përbën një skandal për FSHF-në. Cana rezulton se ka votuar për Mesin me 5 pikë, Ronaldon, 3 pikë dhe për Ksavin, 1 pikë. Mustedanagiç ka votuar Kristiano Ronaldon me 5 pikë, mbrojtësin e Barcelonës, Erik Abidal me 3 pikë dhe Mesin me 1 pikë. Ndërsa, Besnik Dizdari i ka dhënë 5 pikë Mesit, 3 pikë Ronaldos dhe 1 pikë Diego Forlanit.
© Panorama.alSadiku: Jam i Lokarnos, s’kam oferta
Sulmuesi i U-21 të Shqipërisë, Armando Sadiku, ka bërë të ditur se nuk ka ende oferta zyrtare në drejtim të tij. Në një prononcim për mediat zvicerane, ai ka pohuar se është ende pjesë e skuadrës së Lokarnos dhe nuk di se çfarë do ndodhë me të ardhmen e tij. “Që të jem i sinqertë, nuk ka ende oferta serioze. Unë sot (dje) kam nisur përgatitjet me Lokarnon, ku realisht ndihem shumë mirë. Flitet shumë në media për skuadra nga më të ndryshmet, por mua nuk më ka takuar asnjeri për të më bërë ndonjë ofertë zyrtare”, ka deklaruar Sadiku.Bogdani: Jam i pavendosur për të ardhmen
Erjon Bogdani është gjithnjë e më larg skuadrës së Çezenës. Media italiane raporton se një takim i zhvilluar mes menaxherit të futbollistit dhe drejtuesve të klubit bardhezi nuk ka sjellë asgjë të re. Ndërkohë, njoftohet se drejtuesit e Leçes kanë avancuar në bisedimet me menaxherin e Bogdanit, duke parakaluar Novarën e Breshian, që janë gjithashtu në garë për shqiptarin. “Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj me të ardhmen time. Me këtë po merret agjenti im”, – ka thënë për “Panorama Sport” gjiganti i sulmit kuqezi.











