Kryeministri rus kontestohet për herë të parë në publik.
Kjo ka ndodhur gjatë një ndeshje boksi mes amerikanit, Jeff Monson dhe rusit Fedor Emelianenko. Pavarësisht se pamjet janë censuruar nga televizioni rus, pamjet janë shpërndarë në rrjet, ku kryeministri rus, Putin mbajti një fjalim të shkurtër pas fitores së boksierit rus.
Në momentin që Putin merr fjalën ai është fishkëllyer nga të pranishmit në sallë. Mbështetësit e kryeministrit Putin kanë thënë për mediat se fishkëllimat nuk ishin për Putin, por për arsye të tjera.











