Situata zgjedhore, Barroso anulon vizitën

May 19, 2011 | 10:52

TIRANE- Presidenti i Komisionit Europian ka anuluar viziten e tij te planifikuar ne Tirane. Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, njeheresh numri dy i qeverise, ka deklaruar sot se nuk ka asnje konfirmim zyrtar per viziten e Barrosos.

Deklarata u be pas takimit te Haxhinastos me shefin e ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, ne kuader te vizites se grupit vezhgues per vezhgimin e zgjedhjeve vendore.

Sipas Haxhinastos, nuk ka asnje konfirmim te vizites dhe shkak duket se eshte situata ne Tirane. “Kjo ka te beje me zgjedhjet qe ben vete Barroso dhe KE. E rendesishme eshte qe vizita t’i sherbeje integrimit europian dhe koha e pershtatshme do te jete atehere kur energjite politike te Shqiperise te jene te angazhuara per kete integrim”- ka thene Haxhinasto.

Nje dite me pare u hodhen dyshime per nje anulim te mundshem te vizites se planifikuar me 20 maj dhe shkak u perfol te ishin kushtet e krijuara pas ngjarjeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, krerët e institucioneve shqiptare nuk e meritojnë dhënien e mesazheve pozitive për integrimin.

Politika shqiptare, sipas Presidentit Barroso, ende nuk ka arritur shkallën e pjekurisë për të merituar një vlerësim pozitiv.

© Panorama.al

Te lidhura