Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu! Ishte në kërkim edhe për tentativë vrasjeje

Jun 10, 2026 | 14:13

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Klivis Kuçaj, i cili u përfshi në një sherr dy ditë më parë në një lokal në Velipojë ku pati edhe të shtëna armësh në ajër. Krahas këtij sherri, i riu ishte shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje.

policia velipoje

Kuçaj dyshohet se afro 2 muaj e gjysmë më përpara ka plagosur një person ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale “tentativë vrasje”. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Kuçaj u përfshi në atë sherr në Velipojë me familjen Ramazani.

Dyshohet se një natë para ngjarjes, më 7 qershor një grup të rinjsh janë përplasur duke debatuar me njëri-tjetrin ndërsa një ditë më pas ndodhi edhe dhuna ndaj Klevis Kuçaj. Ky i fundit bashkë me disa shokë shkuan tek lokali në Velipojë dhe në atë sherr e sipër dikush ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga sherri, Klivis Kuçaj u dhunua dhe mbeti i dëmtuar në fytyrë me plagë të konsiderueshme. Policia identifikoi edhe palën tjetër, shtetasin Agim Ramazani i cili është proceduar nga efektivët.

Pas arrestimit të Klivis Kuçaj dhe shpalljes në kërkim të palës tjetër, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur më 8 qershor në plazhin e Velipojës.

© Panorama.al

Te lidhura