Siguria e gjyqtarëve,Spahiu:Drejtësi për Konomin

Sep 15, 2011 | 10:37

TIRANË-Mbledhja e radhës e KLD-së, që zhvillohet nesër merr shkas nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe një nga pikat që do të diskutohet në të është siguria e jetës së gjyqtarëve. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu duke bërë apel për zbardhjen e ngjarjes mafioze, ku mbeti i vrarë Konomi ka theksuar se në rendin e mbledhjes do të jenë edhe tre inspektimet e mëdha që janë bërë në gjykata.

“Dosjet penale të tejzgjatura, që kanë shpënë në lirim të të akuzuarve për tejkalim afatesh, ku përfshihet edhe dosja Gërdeci; Inspektimi i cështjeve për ndryshim kombësie dhe inspektimi për hyrje daljet jashtë shtetit të gjyqtarëve që do t’i paraqiten nesër KLD në seancë plenare”- tha Spahiu.

Sipas tij, pushteti gjyqësor është duke pritur që sa më parë organet e hetimit të bëjnë të ditur emrat e autorëve të këtij krimi makabër dhe ti vënë para drejtësisë. “Jemi duke pritur të bëhet drejtësi, jo vetëm për gjyqtarin, por të vendoset në vend autoriteti shtetëror i cënuar dukshëm nga ky akt. Në të gjtha rastet krimet e rënda ndaj sistemit te drejtësisë kanë mbetur pa autor, por një precedent i tillë duhet të ndryshojë”- tha ai.

Sipas tij, në 1 vit e gjysmë janë numëruar 10 kërkesa për mbrojtje gjyqtarësh të kërcënuar me jëtë dhe janë marrë në shqyrtim dhe mbrohen në total mbi 15 gjyqtarë, raste të cilat janë mbajtur të fshehta.

© Panorama.al

Te lidhura