Si u zbulua videoja e fshehur e Priftit

Mar 7, 2011 | 9:58

Specialisti amerikan ka qenë duke “gërmuar” në kompjuterin e dorëzuar në Prokurori nga Dritan Prifti, për të parë nëse përgjimi mes tij dhe Ilir Metës ishte autentik, kur ka gjetur videon e dytë.

Regjistrimi, që në pamje të parë dukej se ishte fshirë nga Dritan Prifti, në fakt kishte mbetur në memorien BOT të kompjuterit, prej nga ku u rikuperua nga specialisti amerikan.

Pak ditë pas publikimit të regjistrimeve në emisionin “Fiks Fare”, Dritan Prifti dorëzoi në Prokurori fillimisht materialin origjinal dhe më pas iu kërkua të vinte në dispozicion të hetimit edhe kamerën, orën e tavolinës ku e kishte maskuar atë, si dhe kompjuterin ku ishin shkarkuar materialet.

© Panorama.al

Te lidhura