Fakti që Ogreni ka pasur lidhje me disa femra para se të futej në “Big Brother”, nuk është ndonjë gjë që na ka çudit. Të afërm të tij kanë rrëfyer se ai jo vetëm që ka pasur lidhje me femra të ndryshme, të gjata ose të shkurtra në kohë, serioze apo kalimtare, por kanë shtuar se Ogreni ka qenë shumë i suksesshëm me femrat. Këto ditë është publikuar në faqe të ndryshme në Facebook një foto e Ogrenit me një vajzë brune me syze, që quhet Ona, ose të paktën këtë emër përdor në Facebook, duke aluduar se ka qenë njëra nga të dashurat e Ogrenit, madje disa që pretendojnë se e njohin, thonë se ata vazhdojnë të jenë bashkë. Por kjo nuk është fotoja e parë e publikuar ku Ogreni shihet me femra, pasi në gazeta kanë qarkulluar edhe foto të tjera shoqëruar me historitë përkatëse. Publikimi i fotos së fundit duket se ka acaruar jo pak një vajz
ë, e cila thotë se është motra e Onës që shfaqet ne foto me Ogrenin. Ajo hedh poshtë mundësinë e një lidhjeje dashurie mes tyre, por thotë se Ogreni dhe ajo janë vetëm shokë dhe Ona shkon çdo të shtunë të spetaklit në studio, duke bërë tifo për mikun e saj.
Por ka edhe më… Tani ka filluar të përflitet për lidhje dashurie edhe Neda e këtu ndjekësit e “Big Brother” kanë reaguar jo pak. Pak ditë më parë është hedhur në Facebook një foto e saj me një djalë. Neda është e veshur me një bluzë, ku shkruhet “Shqipëria po ndryshon” dhe ky është një detaj i cili të krjion idenë se ajo ka qenë me siguri në ndonjë aktivitet të PD-së, meqë është një aktiviste e kësaj force politike. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë motra e Nedës në komentet që janë bërë rreth fotove, të cilat nuk kanë qenë aq dashamirëse. Ajo ka deklaruar se Neda atë djalë e ka vetëm shok. Por, gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar edhe një tjetër emër që përflitet si ish i dashuri i Nedës. Emri i Klodian Reçit, djalit 20-vjeçar që studion për drejtësi, është bërë qendra e kuriozitetit të gazetarëve, të cilët kanë marrë informacion se ka qenë pikërisht ai djali me të cilin Neda ka pasur një lidhje dashurie, por këtë lidhje e kanë ditur shumë pak njerëz. Madje, Neda me Klodianin kanë qenë të ftuar rreth dy vite më parë në programin “Top Show” të Alban Dudushit, ku flitej për problemet e adoleshentëve dhe aty dukej qartë se Neda dhe Klodiani njiheshin. I pyetur për këtë lidhje dhe mundësisë për të dhënë një intervistë, Klodiani është shprehur se për disa rrethana të caktuara, ai nuk mund t’i përgjigjej ftesës sonë. Në profilin e tij në Facebook, Klodiani ka shkruar se është në një lidhje dhe me siguri kjo lidhje e re mund të jetë dhe arsyeja pse ai nuk dëshiron të flasë. Gjithsesi, sa të vërteta janë këto histori, mund të na i konfirmojnë vetëm Ogreni me Nedën, ose ka të ngjarë që ata nuk do na i thonë kurrë, duke mbetur gjithçka mister rreth të shkuarës së tyre sentimentale.











