Shtëpia e Bardhë: Trump synon të shterojë të gjitha zgjidhjet diplomatike, por nuk përjashtohet përdorimi i forcës ushtarake ndaj Iranit

Jan 12, 2026 | 20:21

Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë frikë të përdorin mjete ushtarake ndaj Iranit, raportoi agjencia Reuters.

trump

Sipas të njëjtave burime, presidenti amerikan Donald Trump synon fillimisht të shterojë të gjitha mundësitë diplomatike për zgjidhjen e çështjes iraniane, përpara se të merret në konsideratë ndonjë ndërhyrje ushtarake.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse presidenti amerikan do ta ruajë këtë qasje, pasi dihet se ai shpesh ndryshon qëndrim në lidhje me politikat e jashtme dhe vendimet strategjike.

© Panorama.al

Te lidhura