Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister komentoi gjithashtu edhe vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, iniciativë e nisur nga presidenti i SHBA Donald Trump.
Në konferencën për mediat që ai mbajti, zyrtar i PE-së theksoi se i pyetën kolegët në Tiranë se përse e morën këtë vendim, duke shtuar se kuptuan se kjo iniciativë ishte mbështetur nga të dyja palët politike. Ai gjithashtu kujtoi se në Bashkimin Evropian disa vende janë shprehur pro ndërsa të tjera janë kundër.
“Jemi në dijeni për vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve anëtare, por edhe disa shtete aty që do të marrin pjesë. Disa vende nuk e kanë ndarë mendjen. Shumica janë të vendosura të marrin pjesë.
I pyetëm kolegët tanë se përse është marrë ky vendim, dhe kuptuam se është vendim i mbështetur si nga shumica dhe opozita. Edhe nga delegacioni ynë me 9 anëtarë ka mendime të ndryshme. Ka ata që janë pro dhe ata që janë kundër. Në fund të fundit kjo është demokracia.”, u shpreh zyrtari i PE.
© Panorama.al












