Shqipëri- Francë, tifozët shqiptarë përplasen me njëri- tjetrin

Sep 2, 2011 | 18:22

TIRANE- Në pritje të përballjes mes Shqipërisë dhe Francës, një ngjarje e pazakontë është shënuar në rrugët e kryeqytetit, ku tifozët shqiptarë janë përplasur me njëri- tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin, “Dëshmorët e Kombit”, ku sipas të dhënave të para në sherr janë përfshirë, mbështetësit e kombëtares nga Maqedonia dhe Kosova.

Gjithaçka ka përfunduar në pak minuta.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje mes tifozëve shqiptarë.

Ndrerkaq, policia ka njoftuar per disa persona te shoqeruar.

Jane te shumte tifozet qe kane ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, e nga te gjitha hapesirat shqiptare. Atmosfera ne rruget e Tiranes, ne pritje te ndeshjes, gjithsesi mbetet mjaft entuziaste.

 

© Panorama.al

Te lidhura