“O sa mirë me qenë shqiptar!” Mbrëmë më shumë se kurrë, të paktën që pas fitores me Greqinë (2-1) më 4 shtator 2004, kjo shprehje ka krenuar çdo shqiptar, veçanërisht në stadium, por jo vetëm.Shqipëria e futbollit shpalosi lojën e saj më të bukur ndaj një skuadre, që deri disa sekonda para orës 20:00, kur filloi takimi, e konsideronte (dhe në fakt është, pasi renditet e 37-ta në klasifikimin e FIFA-s) si favorite dhe shumë herë më të fortë. Por u deshën 11 heronj, një kroat në pankinë dhe mbi 15 mijë tifozë në shkallët e stadiumit për t’u treguar bjellorusëve se ata nuk kishin shumë lidhje me futbollin dhe se kjo lojë magjike kishte tashmë edhe në Tiranë një “shtëpi të re”: fushën e blertë të “Qemal Stafa”-s. Nuk ekzagjerojmë asgjë, 90 minutat e mbrëmjes së djeshme mund të konsiderohen (e konfirmuar edhe nga analistë dhe futbollistë) si më të bukurat që ka luajtur ndonjëherë kjo Kombëtare. Ndikoi presioni i para-ndeshjes nga ana e Kuzhesë ndaj “senatorëve” (deklaroi se do bënte revolucion nëse nuk fitonim), apo ishte në një farë mënyre një testament nga këta të fundit, një gjë është e pakontestueshme: kjo Shqipëri nuk ishte parë kurrë më parë në të tilla nivele.
Atmosfera – “Duhen tri pikë, ndaj na mbështesni!” Kjo ishte thirrja, dhe 15 mijë tifozë e shumë të tjerë në lokale të ndryshme të kryeqytetit, si dhe gjithë kombi shqiptar u bënë mbrëmë “një”, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Nga minuta e parë e deri tek e fundit, lojtari i “12”-të i kuqezinjve tregoi atë mbështetje pa kufi që i nevojitej skuadrës së Kuzhesë.
Ndeshja – Takimi nisi me raste ta panumërta për skuadrën tonë. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte krijuar në harkun e 90 minutave më shumë se 15 raste për gol, ndër të cilët dy gola të anuluar, tri shtylla dhe një presion i vazhdueshëm deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit suedez. Pjesa e parë u luajt e tëra në një portë, aq sa Ujkani në cepin tjetër të fushës gati u “mërzit” duke mos marrë pjesë fare në lojë. Gjuajtja e parë e bjellorusëve në portën tonë (nëse mund të quhej gjuajtje) ishte në minutën e 37-të, ndërsa aksionet e kuqezinjve deri në fund të 45 minutave të para qenë të panumërta. Madje Salihi shënoi, por me dorë, kurse Cana nxori nga repertori i tij një predhë nga 30 metra, të cilën edhe Roberto Karlosi do t’ia kishte zili, por fatkeqësisht u ngjit në traun e portës së Bjellorusisë. Shqipëria nuk kishte qenë kaq e pafat në ndonjë ndeshje sa kundër mbrëmë, deri në shënimin e golit të avantazhit.
Goli – Fraksioni i dytë i lojës nis me një pasiguri të Ujkanit, por që zgjidhet menjëherë me ndihmën e Agollit. Pas këtij momenti nis sërish furia e sulmeve kuqezi dhe një “dialog” i stërgjatë i Salihit me portierin Veremko. Në të gjitha rastet fitues del portieri bjellorus, derisa Bogdani jep një top në zonë për Salihin, ndërkohë që qendërmbrojtësi Shitov e lë për portierin e tij, pa parë se nga pas ishte shkodrani, që gjuan menjëherë dhe shënon. Më në fund fati u buzëqesh edhe kuqezinjve. Më pas do të vijnë edhe të paktën tri gjuajtje mjaft të bukura (dy shtylla), që mund të konsideroheshin gola të sigurt, por që u neutralizuan nga portieri bjellorus. Gjithsesi, mjafton edhe një gol për të ngritur peshë stadiumin dhe për të cikur (ndoshta ende shpejt) një ëndërr që quhet: Evropian.
Shqipëri-Bjellorusi 1-0
Shënues: Salihi 62′
Kartonë të verdhë: Salihi, Lala, Cana/ Kulçi, Shitov, V.Hleb, Molosh
Gjyqtarë: Markus Strombergson/ M.Sheblom dhe D.Vernmark
Shqipëria (4-4-2): Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Lala, Agolli, Bulku, Salihi (Muzaka 90+2′), Skela (K.Duro 80′), Bogdani (Bakaj 73′). Trajner: Josip Kuzhe
Bjellorusia (4-4-1-1): Veremko, Shitov, Martinoviç, Omeljançuk, Molosh, Kulçi (Bijçenok 61′), Tigorev, Kisljak, Krivets (Kovel 46′), Putilo, V.Hleb. Trajner: Bernd Stange
Ndeshjet e Grupit D
Rumani-Shqipëri 1-1
Shqipëri-Luksemburg 1-0
Shqipëri-Bosnjë 1-1
Bjellorusi-Shqipëri 2-0
Të premten
Luksemburg-Francë 0-2
Mbrëmë
Bosnjë-Rumani 2-1
Ibiseviç 63′, Dzeko 83’/ Marica 29′
Shqipëri-Bjellorusi 1-0
Salihi 62′
Të martën
Rumani-Luksemburg
Renditja
Ekipi ND F B H P
Franca 5 4 0 1 12
Bjellorusi 5 2 2 1 8
Shqipëria 5 2 2 1 8
Bosnja 4 2 1 1 7
Rumania 4 0 2 2 2
Luksemburg 5 0 1 4 1
Erjon Bogdani: Sfidë,shënonim më shumë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, e ka cilësuar si një ndeshje perfekte atë ndaj Bjellorusisë. “Kemi bërë një ndeshje perfekte. I gjithë ekipi luajti shumë mirë, teksa morëm një fitore plotësisht të merituar. Duhet të dimë që kundërshtari ynë, Bjellorusia, pavarësisht performancës së sotme (djeshme), është një skuadër shumë e fortë në fazën mbrojtëse. Duhet të dimë që përpara kësaj sfide nuk i kishte shënuar as skuadra si Franca dhe as Rumania, por këtë gjë e bëmë ne. Madje, ne duhet të realizonim sa më shumë. Këtë herë kemi pasur gati 10 raste të pastra për gol, por në disa momente ishim edhe të pafat. Do të ishte fatkeqësi, nëse ndeshja nuk përfundonte me fitoren tonë. Bjellorusia nuk na vuri asnjëherë në rrezik dhe ne dominuan totalisht. Ishte vërtet një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë nga ne. Tashmë e rëndësishme është që të vazhdojmë me këto ritme,”- është shprehur fillimisht sulmuesi, në një intervistë televizive për “TVSH” pas ndeshjes së djeshme.
Ervin Skela: Fituam ndeshjen më të bukur
Fantazisti i Kombëtares, Ervin Skela, luajti 80 minuta të shkëlqyera ndaj Bjellorusisë, duke treguar edhe një herë tjetër se është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren. “Unë kam vite me Kombëtaren, por të them të drejtën kjo ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Ishte një takim për të cilën u fol shumë dhe për më tepër nuk pati ndonjë optimizëm të madh, nëse ne mund ta kalonim me sukses. Megjithatë, jam jashtëzakonisht i kënaqur me lojën që bëmë dhe mendoj se ka qenë një nga paraqitjet më të bukura që kemi zhvilluar,” u shpreh fillimisht Skela. Më pas, i pyetur për objektivat në vazhdimësi të përfaqësueses, ai shtoi: “Ne gjithmonë bëhemi shumë euforikë kur fitojmë një ndeshje ose kur pozicionohemi për një periudhë të parët ose të dytët në grup. Ne nuk duhet të mendojmë kaq larg, por të shikojmë se çfarë mund të bëjmë ndeshje pas ndeshjesh. Nëse secili nga ne do të japë maksimumin për ekipin kombëtar, atëherë mund të bëjmë edhe mrekullira”.
EURO 2012/ Ndeshjet
Grupi A
Gjermani-Kazakistan 4-0
Klose 3′, 88′, Myler 25′, 43′
Austri-Belgjikë 0-2
Vitsel 6′, 50′
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Gjermania 5 15
2. Belgjika 4 7
3. Austria 4 7
4. Turqia 4 6
5. Azerbajxhan 3 3
6. Kazakistan 5 0
Grupi B
Andora-Sllovaki 0-1
Sebo 21′
Irlandë-Maqedoni 2-1
MekGeadi 2′, Kin 21’/ Trikovski 45′
Armeni-Rusi 0-0
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Sllovakia 5 10
2. Rusia 5 10
3. Irlanda 5 10
4. Armenia 5 8
5. Maqedonia 5 4
6. Andorra 5 0
Grupi C
Serbi-Ir.Veriut 2-1
Panteliç 65′, Tosiç 74’/ MekAulej 40′
Slloveni-Itali 0-1
Tiago Mota 73′
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Italia 5 13
2. Sllovenia 5 7
3. Serbia 5 7
4. Estonia 4 6
5. Ir.Veriut 4 5
6. Ish.Faroe 5 1
Grupi E
Hungari-Holandë 0-4
Van der Vart 8′, Afelaj 45′, Kajt 54′, Van Persi 62′
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Holandë 5 15
2. Hungaria 5 9
3. Suedia 3 6
4. Moldavia 4 6
5. Finlanda 4 3
6. San Marino 5 0
Grupi F
Gjeorgji-Kroaci 1-0
Siradze 90′
Izrael-Letoni 2-1
Barda 16′, Kajal 82’/ Gorks 62′
Maltë-Greqi 0-1
Torosidis 90′
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Greqia 5 11
2. Kroacia 5 10
3. Gjeorgjia 5 9
4. Izraeli 5 7
5. Letonia 5 4
6. Malta 5 0
Grupi G
Uells-Angli 0-2
Lampard 7′ (p), Bent 14′
Bullgari-Zvicër 0-0
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Anglia 4 10
2. Mal i Zi 4 10
3. Zvicra 4 4
4. Bullgaria 4 4
5. Uellsi 4 0
Grupi H
Norvegji-Danimarkë 1-1
Huseklep 81’/ Romedal 27′
Qipro-Islandë 0-0
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Norvegjia 4 10
2. Portugalia 4 7
3. Danimarka 4 7
4. Qipro 4 2
5. Islanda 4 1
Grupi I
Spanjë-Çeki 2-1
D.Vila 69′, 71′ (p)/ Plasil 29′
Renditja
Nr.Ekipi ND P
1. Spanja 4 12
2. Çekia 4 6
3. Skocia 4 4
4. Lituania 3 4
5. Litenshtejn 3 0
LEONARD KARAJ
© Panorama.al











