Shqipëri e brishtë, s’ndal dot “gjelat” e Lorent Blankut

Sep 3, 2011 | 11:22
Nga ndeshja e mbremshme Shqiperi-France 1-2

Një Shqipëri e brishtë, por me shumë zemër dhe dëshirë për të shfaqur gjithçka pozitive që posedon.Mungoi eksperienca, por në disa raste edhe fati. Mungoi Skela me fantazinë e tij, por edhe një lloj përgjumje e mbrojtjes në 20 minutat e para të takimit. Gjithsesi, skuadra ekziston dhe kjo gjë u pa më së miri në momentet kur në fushë u futën forca të reja, ose më mirë ata lojtarë që gjatë kësaj kohe jo vetëm që kanë bërë një fazë përgatitore të rregullt, por edhe kanë luajtur me ekipet e tyre (Lala, Hyka, Bakaj, Vangjeli). Ndërkaq, nuk duhet harruar se nga ana tjetër ishte Franca, një emër i madh i futbollit botëror, e cila luajti me gjithë yjet e saj dhe me gjithë kapacitetin që kishte në dispozicion (Benzema, Riberi, Nasri dhe Malouda) që nga minutat e para. Thënë kjo, Shqipëria e Kuzhesë është ende një skuadër që na tregoi se akoma nuk mund të bëjë atë hapin e madh, që ne të gjithë urojmë, kërkojmë dhe shpresojmë: kualifikimin për në një fazë europiani.
Ndeshja – Takimi nisi më mirë për francezët, të cilët bombarduan portën e Ujkanit edhe pa u mbyllur minuta e parë. Riberi ishte i papërmbajtshëm, ndërsa Benzema bënte diferencën sapo kapte topin. Një gjë të tillë Cana & company e panë në minutën e 11-të kur një gjuajte pa shumë pretendime në pamje të parë mashtroi edhe Ujkanin, i cili në të gjitha rastet do ta kishte pritur atë top, por fatkeqësisht jo në atë moment. Menjëherë, Shqipëria ka një rast të pastër me Salihin, por fati deshi që topi të përplasej në traun e portës së mbrojtur nga Loris. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk janë në mbrëmjen e tyre më të mirë dhe diskordanca duket më së miri që në mesfushë. Curri nuk arrin të bëjë si duhet Lalën (kjo u pa më së miri kur vetë kapiteni u fut në lojë pas dëmtimit të kosovarit duke lënë hapësira), ndërsa Teli e Cana në qendër të mbrojtjes janë ende të habitur me golin e pësuar. Por, Benzema është sërish aty: shmang Vangjelin në hyrje të zonës dhe jep një top për M’Vila, i cili gjuan duke shënuar golin e dytë. Stadiumi hesht, Kombëtarja ndihet e shokuar. Kishte shumë kohë që Shqipëria (që nga ndeshja me Bjellorusinë në Minsk) nuk pësonte gol, madje dy të tillë që në 20 minutat e para të lojës.
Ndryshimet – Me fillimin e pjesës së dytë, Kuzhe bën menjëherë zëvendësimin duke lënë në stol një Skelë “të fikur” (nuk luan dhe nuk stërvitet që nga mbarimi i sezonit të shkuar, pasi nuk ka skuadër) dhe duke futur në fushë Hykën. Aty nis menjëherë kthesa. Bujku lëshon një top në zonën e Bogdanit, i cili ngatërron Kabul dhe Abidalin me njëri-tjetrin dhe gjuan duke shënuar. Shqipëria rikthehet në lojë dhe tashmë pretendon edhe barazimin. Në fakt, loja e ekipit u bë edhe më e shpejtë dhe me kombinime më të sakta. Vangjeli dhe Hyka janë ndër më të lëvizshmit, ndërsa Lala komandon tashmë me Bulkun në mesfushë. Për gati 15 minuta, Franca mbyllet totalisht në gjysmëfushën e vet dhe vetëm fati dhe portieri Loris i mohoi Kombëtares sonë barazimin. Në 15 minutat e fundit, trajneri Blank vërejti se edhe mund ta humbiste takimin (ndërkohë Kuzhe hodhi në fushë edhe Bakajn, duke rrezikuar gjithçka) prandaj urdhëroi të tijtë që të bënin përpara. Kështu pas minutës së 75-të Franca mori disi kontrollin e lojës, madje duke goditur dy herë edhe shtyllën, por pa mundur që të trefishojë. Fitojnë “gjelat”, ndërsa Shqipëria shkon me një mbrojte të coptuar, pa Canën e Dallkun (të pezulluar për kartonë) drejt Luksemburgut.

Shqipëri-Francë 1-2

Shënues: Bogdani 46’/ Benzema 11’, M’Vila 18’
Kartonë të verdhë: Teli 36’, Dallku 48’, Cana 64’
Gjyqtarë: Aleksei Nikolaev/ A.Averianov dhe T.Kalugin (RUS)
Stadiumi: “Qemal Stafa”
Shqipëria: Ujkani, Dallku, Cana, Teli, Vangjeli, Bulku (Bakaj 68’), Curri (Lala 24’), Agolli, Skela (Hyka 46’), Salihi, Bogdani.
Trajner: Josip Kuzhe
Franca: Loris, Reveije, Kabul, Abidal, Evra, A.Diarra, M’Vila, Malouda (Martin 81’), Riberi, Nasri, Benzema.
Trajner: Lorent Blank

Grupi D
Renditja & ndeshjet
Rumani-Shqipëri         1-1
Shqipëri-Luksemburg    1-0
Shqipëri-Bosnjë        1-1
Bjellorusi-Shqipëri    2-0
Shqipëri-Bjellorusi    1-0
Bosnjë-Shqipëri        2-0
Mbrëmë
Bjellorusi-Bosnjë    0-2
Luksemburg-Rumani    0-2
Shqipëri-Francë        1-2
06/09/2011
Rumani-Francë
Bosnjë-Bjellorusi
Luksemburg-Shqipëri

Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
Franca    7    5    1    1    16
Bosnja    7    4    1    2    13
Bjellorusi    8    3    3    2    12
Rumania    7    3    2    2    11
Shqipëria    7    2    2    3    8
Luksemburg    8    0    1    7    1

Shpresat e Bushatit i nisin me humbje kualifikimet

U-21, i shëmtuar, Polonia na mund 3-0…duke ecur

Shqipëria “e vogël”, e drejtuar prej kohësh tashmë nga Artan Bushati e nis në mënyrën më të keqe kualifikimet për në Europianin e 2013-s. Skuadra jonë është shpërfytyruar në vetëm një pjesë loje nga Polonia në stadiumin e Korçës, duke mos reaguar për asnjë moment. Dy gola të Teodorzik dhe një i Borisiuk, mjaftuan që Polonia të merrte kryesimin e grupit 6, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Rusia dhe Moldavia. Duhet thënë se për takimin e djeshëm dhe atë të pas tri ditëve ndaj Moldavisë, trajneri Bushati ka në dispozicion logjikisht lojtarët më të mirë shqiptarë të kësaj grup-moshe, duke filluar që nga kosovarët Sallaj, Bunjaku e Brahimi e deri te talentet kuqezinj si Bala, Roshi, Vajushi e Hysenbelliu, por përsëri skuadra tregoi mangësi të theksuara në fushën e lojës. Ndërkaq pas tri ditësh, po në Korçë, Shqipëria do të presë Moldavinë.

Shqipëri-Poloni        0-3

Shënues: Teodorzik 51’, 80’, Borisiuk 90+2’
Kartonë të verdhë: Sadiku 74’/ Salomon 28’, Kusharzik 67’
Gjyqtarë: Martin Strombergson/ P.Vesterholm dhe D.Gustavson (SUE)
Stadiumi i Korçës
Shqipëria: Frashëri, Sallaj, Peqini, Sykaj, Gava, Pasha (Sadiku 61’), Bunjaku (Baçi 78’), Brahimi, Bala, Roshi, Vajushi. Trajner: Artan Bushati
Polonia: Kurto, Olkovski, Krishoviak, Malarzik (Matras 35’), Oleksi, Salamon (Modzhen 68’), Kusharzik, Borisiuk, Teodorzik, Klish (Timinski 58’), Kupiz. Trajner: Andrzej Zamilski

Grupet e tjera

Grupi A
Azerbajxhan-Belgjikë    1-1
Turqi-Kazakistan        2-1
Gjermani-Austri        6-2
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Gjermania    8    8    0    0    24
2. Turqia    7    4    1    2    13
3. Belgjika    8    3    3    2    12
4. Austria    7    2    1    4    7
5. Azerbajxhan    7    1    1    5    4
6. Kazakistan    7    1    0    6    3

Grupi B
Andorë-Armeni        0-3
Rusi-Maqedoni            1-0
Irlandë-Sllovaki        0-0
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Rusia    7    5    1    1    16
2. Irlanda    7    4    2    1    14
3. Sllovakia    7    4    2    1    14
4. Armenia    7    3    2    2    11
5. Maqedonia    7    1    1    5    4
6. Andora    7    0    0    7    0

Grupi C
Ish.Faroe-Itali            0-1
Ir. Veriut-Serbi            0-1
Slloveni-Estoni            1-2
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Italia    7    6    1    0    19
2. Sllovenia    8    3    2    3    11
3. Serbia    7    3    2    2    11
4. Estonia    8    3    1    4    10
5. Ir. Veriut    7    2    3    2    9
6. Ish. Faroe    9    1    1    7    4

Grupi E
Finlandë-Moldavi        4-1
Hungari-Suedi            2-1
Holandë-San Marino        11-0
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Holanda    7    7    0    0    21
2. Suedia    7    5    0    2    15
3. Hungaria    8    5    0    3    15
4. Finlanda    7    3    0    4    9
5. Moldavia    7    2    0    5    6
6. San Marino    8    0    0    8    0

Grupi F
Izrael-Greqi            0-1
Gjeorgji-Letoni            0-1
Maltë-Kroaci            1-3
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Greqia    7    5    2    0    17
2. Kroacia    7    5    1    1    16
3. Izraeli    8    4    1    3    13
4. Gjeorgjia    8    2    3    3    9
5. Letonia    7    2    1    4    7
6. Malta    7    0    0    7    0

Grupi G
Bullgari-Angli            0-3
Uells-Mal i Zi            2-1
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Anglia    6    4    2    0    14
2. Mal i Zi    6    4    2    0    14
3. Zvicra    5    1    2    2    5
4. Bullgaria    6    1    2    3    5
5. Uellsi    5    0    0    5    0

Grupi H
Norvegji-Islandë        1-0
Qipro-Portugali            0-4
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Portugalia    6    4    1    1    13
2. Danimarka    5    3    1    1    10
3. Norvegjia    6    4    1    1    13
4. Qipro    5    0    2    3    2
5. Islanda    6    0    1    5    1

Grupi I
Lituani-Litenshtejn        0-0
Sot/ 16:00 Skoci-Çeki
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Spanja    5    5    0    0    15
2. Çekia    5    3    0    2    9
3. Skocia    4    1    1    2    4
4. Lituania    6    1    2    3    5
5. Lietenshtejn    6    1    1    4    4

 

LEONARD KARAJ

© Panorama.al

Te lidhura