SHKODER – Zbulohet laboratori i prodhimit të dokumenteve false. Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar, si poseduesi i këtij laboratori. Operacioni i koduar “Omar”, pasi u zhvillua në fshatin me emrin Omaraj në komunën Gruemirë të Malësisë së Madhe. Vula doganore, noteri, leje drejtimi, siguracione mjetesh e të tjera dokumente u gjetën nga policia gjatë aksionit, të cilat falsifikoheshin në këtë laborator, bashkë me pajisje të ndryshme për realizimin e tyre. Për pasojë, në përfundim të këtij operacioni policia ka vënë në pranga 39-vjeçarin Pëllumb Pali, i cili mendohet se bënte pjesë në një rrjet të falsifikimit të dokumenteve.











