Shkodër, “arrest me burg” për Admir Tafilin

Mar 21, 2011 | 10:19

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Admir Tafilin, ekzekutorin e vëllezërve Pjetrushi në Grudë, pak ditë më parë.  Tafili është paraqitur në seancën e sotme, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar me efektivë të shumtë. Gjyqi ka nisur paraditen e sotme, ndërkohë që seanca në ngarkim të tij është zhvilluar me dyer të mbyllura e pa praninë e medias.

Vete Tafili ka pranuar vrasjen, duke treguar se vellezerit i ka ruajtur per gati dy jave dhe ka ditur gjithe levizjet e tyre. Me pas i ka pritur dhe i ka qelluar ne prite.  Sipas tij, vrajsa ehste bere per gjakun e babait te tij. Ai ka treguar madje se e ka njoftuar Prel Pjetrushi se do te hakmerrej ndaj vellezerve, duke qene se nuk hakmarrej dot ndaj tij.

Tafili akuzohet per vrasjen e dyfishtë, te  Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç qe ndodhi te premten me 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina. Dy vëllezërit e ish shefit te krimeve te renda, ne Shkoder, Prel Pjetrushi,  u qëlluan me breshëri armësh dhe mbetën të vdekur në një pritë të organizuar në rrugën kryesore të fshatit.

Arrestimi

Pa kaluar ende 12 orë nga vrasja e dyfishtë në Shkodër, forcat speciale të repartit RENEA kanë vënë në pranga në Tiranë të shumëkërkuarin, Admir Tafili. Ai ra në pranga atje ku nuk pritej, në një lokal që ndodhet rreth 500 metra larg repartit RENEA në Tiranë. Një e çarë në faqe, koka që mbante vazhdimisht ulur dhe mbajtja e dorës vazhdimisht tek streha e kapelës që mbante për maskim, e kanë “tradhtuar” Admir Tafilin, teksa po pinte kafe në një lokal pranë “Freskut” në Tiranë. Dyshimet e para i kanë lindur një efektivi të policisë që ka qenë i pranishëm në lokal. Ai ka thënë se aty ndodhej një person që ngjante me foton e të kërkuarit Admir Tafili.

Pak çaste më pas grupi i RENEA-s ka mbërritur aty. Në të njëjtën kohë, një informacion i ardhur nga Shkodra, tregonte se Admir Tafili kishte udhëtuar drejt Tiranës dhe do priste një makinë për t’u arratisur sërish. RENEA ka hyrë në veprim. Personi, i shumëkërkuar prej pesë muajsh, ndodhej i vetëm ulur duke pirë kafe në lokalin “Dar…”, tek stacioni i fundit i “Porcelanit” në Tiranë. Arrestimi është kryer në orën 18:15 të mbrëmjes së djeshme. Tetë oficerë të maskuar dhe me antiplumb kanë rrethuar tavolinën ku ndodhej i vetëm super i kërkuari dhe, pa i lënë asnjë mundësi për të kundërshtuar, i kanë kthyer duart mbrapa shpinës.

I vetmi kundërshtim i Tafilit ka qenë pretendimi se gjithçka ishte një ngatërrese, pasi ai nuk kishte punë me drejtësinë. Oficerët e policisë i kanë komunikuar akuzat që rëndojnë mbi të, duke i përmendur emrin Admir Tafili, që për disa minuta ai e ka kundërshtuar, duke u thënë se arrestimi ishte një ngatërresë. Gjithçka është sqaruar në policinë e Tiranës, ku nga verifikimi i gjurmëve të gishtave ka dalë se i ndaluari ishte pikërisht, Admir Tafili. Nga kontrolli fizik atij iu gjet një pistoletë “TT” e mbushur dhe me 4 karikatorë, dhe pesë telefona celularë, dy me numra malazezë dhe tre me numra shqiptarë.

 

© Panorama.al

Te lidhura