Odise Roshi i papërmbajtshëm! Mesfushori shqiptar shkëlqen me tripletë dhe asist në kampionatin turk

Feb 8, 2025 | 13:04

Mesfushori shqiptar, Odise Roshi ka bërë heroin për Erzurumsporin në duelin kundër Jeni Malatyasporit që përfundoi me shifrat 0-7.roshi

Në minutën e parë, ai ka dhuruar asist për shokun e shkuadrës ndërsa në minutën e 30-të ai ka gjetur golin e tretë.

Goli i dytë u shënua nga Tozlu. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-3. Por në të dytën janë shënuar edhe 4 gola të tjerë.

Odise Roshi realizoi edhe 2 herë të tjera në minutat 80 dhe 89, duke u shndërruar në një bomber të vërtetë.  Falë kësaj triplete Roshi u ngjit në kuotën e 6 golave në 22 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura