Shënjestër e një atentati? Presidenti i Kolumbisë zbulon ngjarjen gjatë udhëtimit me helikopter: Kishim informacione të besueshme se..

Feb 11, 2026 | 17:21

Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se i mbijetoi një atentati ndërsa udhëtonte me helikopter të hënën në mbrëmje.

gustavo petro

Petro, në një mbledhje të kabinetit, tha se helikopteri i tij nuk mundi të ulej në destinacionin e planifikuar në bregdetin e Karaibeve, për shkak të informacionit të besueshëm se do të qëllohej, raporton “Newsweek”.

Sipas pretendimeve të tij, helikopteri fluturoi mbi det për rreth katër orë përpara se të arrinte në vendin e sigurt, gjë që, siç deklaroi ai, ishte një manovër për të shmangur sulmin e planifikuar.

Presidenti kolumbian nuk ka pwrmenduar asnjë të dyshuar apo grup që qëndron pas përpjekjes së dyshuar, dhe zyrtarët qeveritarë nuk i kanë identifikuar publikisht ata që janë përfshirë në incident.

Petro tha se përpjekja e supozuar u parapri nga muaj të tërë paralajmërimesh për komplote të lidhura me rrjetet e trafikut të drogës dhe grupe të tjera të armatosura, megjithëse nuk janë publikuar prova konkrete që lidhin asnjërin grup me incidentin e së hënës.

© Panorama.al

Te lidhura