Një pallat me 7 apartamente, u shemb këtë mesditë në Athinë. Tre persona që ndodheshin brenda arritën të dilnin pasi ndërtesa u shemb gradualisht. Ndërsa një grua tjetër që jetonte aty bëri me dije se nuk ndodhej në banesë.
Departamenti i Zjarrfikësve deklaroi: “Sipas informacionit të deritanishëm, oficerët e Departamentit të Zjarrfikësve po kërkonin katër persona, përfshirë 3 burra dhe 1 grua. Këta individë u gjetën pas kontaktit telefonik me ta.”
Sipas informacioneve fillestare, shembja ndodhi gjatë punimeve që po kryheshin në një ndërtesë ngjitur. Sipas mediave vendase, po kryheshin gërmime për themelet e një ndërtese të re, gjë që me shumë gjasa ndikoi në stabilitetin e ndërtesës fatale.
Për këtë arsye, policia arrestoi pesë persona, pronarin, inxhinierin dhe tre persona të tjerë të përfshirë, ndërsa po shqyrton nëse kanë patur lejet e nevojshme ligjore për të kryer punimet.















