SHBA: Zhvillimi i bisedimeve për paqen në Ukrainë vendimtar për sanksionet ndaj Rusisë

Feb 5, 2026 | 19:45

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessent, e ka vendosur zhvillimin e bisedimeve paqësore për Ukrainën si faktor kyç për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

usaa

Bessent, i cili mori pjesë në takime me zyrtarë rusë dhe të dërguarin e presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, në Majami më 31 janar, deklaroi se po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj flotës “hije” të Rusisë.

“Do të shohim se ku do të çojnë bisedimet paqësore,” tha Bessent, duke theksuar se sanksionet e qeverisë Trump ndaj gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, kanë ndihmuar që Rusia të ulet në tryezën e negociatave.

© Panorama.al

Te lidhura