Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar përforcimin e masave të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit. Janë rritur kontrollet në aeroporte, në stacionet kryesore hekurudhore, në të gjitha pallatet qeveritare dhe për ngjarjet më të rëndësishme sportive. Sipas zyrtarëve, nuk ekziston asnjë alarm specifik, nuk ka frikë për atentate spektakolare, por për aksione individuale. Përvjetori i sulmeve të 11 shtatorit është i pari që pas vrasjes së Osama bin Ladenit. Presidenti amerikan, Barak Obama do të jetë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore bashkë me paraardhësin e tij, Xhorxh W. Bush.











