SHBA-Meksisë, zbulohet tuneli i drogës

Nov 17, 2011 | 9:28

Rreth 17 ton marijuanë u kapën në zbulimin e një tuneli ndërkufitar, i cili sipas autoriteteve është një nga vendkalimet më të rëndësishme sekrete të kontrabandës së drogës e gjetur ndonjëherë në kufirin SHBA-Meksikë.

Tuneli shtrihet në rreth 400 metra dhe lidhet me depot në San Diego dhe Tihuana në Meksikë.

Agjenti special amerikan për imigracion dhe dogana, Derek Bener, tha se autoritetet amerikane kapën rreth nëntë ton marijuanë brenda një kamioni dhe në magazinën në San Diego. Ndërsa, autoritetet meksikane kanë gjetur rreth tetë tonë në jug të kufirit.

© Panorama.al

Te lidhura