Ambasadori i Shteteve të Bashkuara pranë misonit amerikan në Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, (OSBE) Ian Kelli, i ka bere apel Shqiperise te degjoje mesazhet e dhena me nje ze per situaten politike, si nga SHBA ashtu edhe nga partneret europiane.
“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë janë shprehur me një zë në mesazhet dërguar qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste, si dhe popullit shqiptar. Të gjithë duhet t’i përmbahen kushtetutës, të zbatojnë ligjin, të respektojnë institucionet e pavarura dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe plotësisht në procesin zgjedhor”- tha ai, cituar nga VOA.
Zgjedhjet e 8 majit, sipas tij, janë një forum i ligjshëm për diskutimin dhe efektin e ndryshimeve politike. “Shtetet e Bashkuara, krahas ODIHR-it do të vazhdojnë të ndjkin përgatitjet për zgjedhjet dhe janë gati të ndihmojnë për të siguruar një proces të lirë, të drejtë dhe të besueshëm”, theksoi ai.
Duke u ndalur ne hetimet për 21 janarin, ai kujtoi se komuniteti ndërkombëtar ka punuar intensivisht me të dy palët për një atmosferë që t’i shërbejë dialogut normal politik, përfshirë edhe retorikën e ashpër, nuk u shërbejnë interesave të Shqipërisë.
Hetimet e Prokurores së Përgjithëshme për ngjarjet e 21 janarit, tha më tej diplomati amerikan pranë OSBE-së, duhet të jenë në gjithëanëshme, të thella dhe të besueshme. “Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste të shprehin publikisht mbështetjen për autoritetin e Prokurores së Përgjithëshme për të kryer hetime të paanshme”- tha ai.
© Panorama.al











