SHBA kreu sulme të reja ndaj Iranit, Franca: Teherani shkeli angazhimet që ndërmori dhe të drejtën ndërkombëtare

Jul 9, 2026 | 9:34

Kreu i diplomacisë franceze tha se sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit janë rezultat i shkeljes nga Teherani të “angazhimeve që kishte ndërmarrë”.

hormuz

“Është Irani ai që, duke sulmuar anijet që qarkullonin në ujërat e Omanit, shkeli angazhimet e veta, si dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Jean-Noel Barrot për TF1, kur u pyet për ligjshmërinë e sulmeve të SHBA-së të kryera gjatë natës.

Sipas tij, Irani shkeli marrëveshjen e lidhur me SHBA muajin e kaluar.

“Ky lloj manovrimi duhet të ndalet absolutisht në mënyrë që këto negociata shumë të rëndësishme të mund të vazhdojnë në kushtet më të mira”, shtoi ai.

Forcat e armatosura të SHBA-së sqaruan se goditën “afërsisht 90 objektiva” në Iran, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, objekte mbikëqyrjeje bregdetare, depo raketash dhe sisteme ajrore pa pilot, në një deklaratë të lëshuar nga komanda e tyre e përbashkët për Lindjen e Mesme CENTCOM.

© Panorama.al

Te lidhura