Alarmi i cunamit, qe sundonte deri me pare ne rreth 20 vende rreth Paqesorit eshte nderprere. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, e cila ka njoftuar sot se me përjashtim të Alaskës, British Columbia dhe Shtetit të Washingtonit, ne vendet e tjera te rreshtuara ne zonen alert nuk ka me rrezik per cunami.
Sipas agjencise, cunami ka përshkuar të gjithë Paqësorin dhe më e keqja tashmë ka kaluar, megjithatë Agjencia lajmëron se në orët në vazhdim do të ketë erëra të forta që do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha përgjatë brigjeve të Paqësorit.











