Një biznesmen, që ka siguruar shoqëruese femra për Silvio Berluksonin, u arrestua dje në Itali si pjesë e një komplot- shantazhi prej 500 mijë eurosh kundër Kryeministrit italian. Giampaolo Tarantini, 36 vjeç, por edhe gruaja e tij Angele Venvenuto, 34 vjeçe, u ndaluan në agim nga policia në apartamentin e tyre luksoz. Prej dy vjetësh, emri i Tarantinit ka qenë në titujt e parë të gazetave italiane, pasi rezultoi se ai i dërgonte Berluskonit vajza të bukura dhe të reja në rezidencë, për festat e tij “bunga-bunga”. Berluskoni, 74 vjeç, akuzohet se i paguante vajzat për të bërë seks me to. Policia italiane zbuloi dje se Tarantini i kishte kërkuar Berluskonit 500 mijë euro në këmbim të deklaratave të tij se “Kryeministri nuk e dinte se vajzat e festave ishin shoqëruese me pagesë”.











