Shalke shkarkon Feliks Magath

Mar 17, 2011 | 10:31

Feliks Magath nuk është më trajner i Shalkes. Vendimi është bërë i ditur dje paradite nga klubi i Gelsenkirchen, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të drejtuesve të klubit. Vendimi për shkarkimin e trajnerit gjerman është marrë, përkundër faktit se Shalke është skuadra e vetme gjermane që ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit të Bajernit mbrëmjen e së martës nga Interi. Tekniku akuzohet për një ecuri të dobët në kampionatin gjerman, ndërkohë nuk bëhen të ditur kandidatët pasardhës.

© Panorama.al

Te lidhura