Sekuestrohen 50 kg hashash, pranga 34 vjeçarit

Mar 18, 2011 | 9:49

DURRËS- Një i  ri është arrestuar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë sekuestruar 50 kg lëndë narkotike, e llojit hashash. Bllokimi i drogës është bërë nga policia e Durrësit, në afërsi të portit të qytetit, e cila ka njoftuar më pas edhe ndalimin e transportuesit.

Sipas policisë droga ka qenë e ndarë në 50 pako dhe po tentohej të transportohej përtej detit.

“Droga u sekuestrua gjatë një kontrolli të makinës me targa  WKK 425”- thonë burimet e policisë, duke shtuar se drejtuesi i automjetit është shtetasi 34-vjeçar Gentian Turja. Ai është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që policia vijon hetimet.

© Panorama.al

Te lidhura