Sekser për pasaportat, në pranga

Mar 26, 2011 | 11:37

KORÇË – Policia e Korçës arrestoi një 47-vjeçar i cili në rolin e sekserit përfitonte në interes të personave që kërkonin pajisjen sa më shpejt me pasaporta biometrike. “Ajet Isalmi, është arrestuar me akuzën ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave publikë’, me qëllim që të siguronte pagesa për nxjerrjen e shpejtë të pasaportave biometrike”, bëri të ditur policia. Pas gati dy muaj hetime. Blutë finalizuan operacion e koduar “Pasaporta”, duke vënë në pranga 47-vjeçarin. Hetimet vazhdojnë edhe për punonjës të kompanisë ” Aleat” si dhe për punonjës të policisë në zyrën e shpërndarjes së pasaportave biometrike. Ka dyshime se vetë efektivët janë të implikuar dhe kanë bashkëpunuar me të arrestuarin. Për këtë shkak, hetimi është kryer edhe nga SHKB-ja e Drejtorisë së Policisë së Korçës. Nga hetimet e kryera, rezultoi se Isalmi, në këmbim të shumave prej 2 mijë deri në 3 mijë lekë të reja, iu siguronte qytetarëve pasaportat që t’i merrnin më shpjet.          g.a

© Panorama.al

Te lidhura