Megjithëse disa nga banorët që tashmë kanë lënë shtëpinë e “Big Brother” dyshojnë se akti fizik mes Mirjetës dhe Marjelit kishte kohë që ishte konsumuar, tashmë ky fakt është i vertetuar nga vetë goja e Mirjetës. Ka ndodhur vetëm një natë mbasi mamaja e Marjelit e këshilloi ose më saktë e urdhëroi të birin që të mos e vazhdojë më lidhjen me Mirjetën. Ndërkohë që të gjithë ishim kuriozë të shikonim se si do të reagonte Marjeli, i cili dukej shumë i ndikuar nga mendimet e mamasë, ndodhi diçka tjetër, Marjeli dhe Mirjeta bënë seks. Mirjeta i ka rrëfyer Klodit se kanë arritur të bëjnë dashuri me Marjelin dhe ajo është ndjerë shumë mirë. Por jeta e ditës e dekonspiron paksa Marjelin. Ai duket sikur po kërkon me çdo kusht që të zbatojë në praktikë këshillat e mamasë për të nxjerrë grintën e tij ose të bëjë luanin që kërkonte ajo dhe vëmendja ndaj Mirjetës gjatë ditës është më e pakët. Kjo ka bërë që Mirjeta të thotë shpesh me shaka se ajo me Marjelin po bëjnë vetëm jetë nate. Duket se Marjeli është i dyzuar mes dëshirës që ka të rrijë me Mirjetën dhe nevojës për të kënaqur pritshmëritë e mamasë së tij. Dhe e ka zgjidhur kështu, gjatë ditës që e ndjek e ëma ai rri me banorët e tjerë, kryesisht me djemtë e shtëpisë dhe natën kënaq të dashurën e tij, e cila duket jo pak e lënduar nga fakti që e ëma e Marjelit nuk tha një fjalë të mirë për të. Po sikur ta dinte se çfarë mendon ajo me të vërtetë për Mirjetën? Mendimet e fansave për ndërhyrjen e mamasë së Marjelit janë kryesisht negative dhe kundër mamasë së Marjelit. Ata mendojnë se e gjitha kjo ka shkuar në disfavor të lojës së Marjelit, pasi nuk mund të kërkosh të bësh regjinë e lojës, pavarësisht fuqisë dhe influencës që mund të kesh tek fëmija yt. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhte sikur çdo prind të kërkonte të drejtonte në këtë mënyrë lojën e fëmijëve të tyre dhe çfarë “Big Brother-i” do të kishim në këtë rast.











