Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Evropa dhe Kanadaja rritën shpenzimet e mbrojtjes me 20 për qind në 2024

Feb 7, 2025 | 19:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se shpenzimet për mbrojtje nga aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë qenë 20 për qind më të larta në vitin 2024 sesa një vit më herët.

mark rutte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur thirrjet që aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtje, të cilat deklarata i ka dhënë që nga mandati i tij i parë si president, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shumë vende kanë reaguar me rritje si përgjigje ndaj kërkesave të tij, veçanërisht pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

NATO-ja ka njoftuar se rritja prej 20% nga aleatët evropianë dhe Kanadaja ka arritur shpenzimet totale të mbrojtjes pa SHBA-në në më shumë se 485 miliardë dollarë.

“Po planifikoj të takoj ministrat e mbrojtjes të NATO-s, javën e ardhshme ku do të flasim për më shumë investime dhe më mirë në mbrojtje”, ka deklaruar Rutte në përgjigje ndaj kërkesës së “Reuters” për të dhënat e fundit për shpenzimet e NATO-s.

“Kemi rritur numrat, ato po rriten, në fakt shpenzimet nga Evropa dhe Kanadaja janë rritur 20% në vitin 2024, duke arritur investimet totale të viteve të fundit nga 640 në 700 miliardë dollarë”.

© Panorama.al

Te lidhura