Seanca dhe hetimi i Kuvendit, mblidhet grupi i PS

Mar 16, 2011 | 11:54

TIRANË- Partia Socialiste mbledh në mesditë grupin e saj parlamentar. Mbledhja, që mbahet si gjithnjë ne selinë rozë, pritet të ketë në qendër të debateve, seancën e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndonëse nuk ka ndonjë axhendë të deklaruar zyrtarisht, flitet se pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme të Grupit parlamentar do të jetë edhe vendimi më i fundit i Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e komisionit hetimor për shqyrtimin e punës së Parlamentit.

Kërkesë, kjo e bërë publike nga PS-ja, e që synon hetim të detajuar të punës së Kuvendit, përfshirë gjithë administratën.

© Panorama.al

Te lidhura