Presidenti francez Nikolas Sarkozi e quajti kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu një “gënjeshtar.”
“Unë nuk mund ta duroj dot më, ai është një gënjeshtar,” tha zoti Sarkozi në frëngjisht.
“Ti mund të jesh i mërzitur me të, por mua, më duhet të merrem çdo ditë me të”- tha Obama.
Dy presidentët i bënë komentet duke menduar se mikrofonat e tyre ishin mbyllur, gjatë një konference për shtyp. Disa nga mediat botërore kanë publikuar të plotë bisedën “Off Record” të Sarkozisë dhe Obamës.
Gazetat izraelite e kanë botuar gjithashtu të plotë bashkëbisedimin e tyre privat.
© Panorama.al











