Sarkozi dhe Kameron, vizita e parë në Tripoli

Sep 16, 2011 | 12:11

Dy nga krerët më të rëndësishëm europianë të përfshirë në organizmin e sulmeve të NATO-s në Libi, kundër regjimit të Muamar Gedafit, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe Kryeministri britanik, David Kameron, vizituan dje Tripolin, duke ofruar mbështetje për libianët dhe Qeverinë e Tranzicionit. Të dy ata u pritën me nderime të mëdha, në vizitën e parë zyrtare, nga qeveritarët e rinj të këshillit të përkohshëm. Kameron dhe Sarkozi kanë ofruar kontrata biznesi fitimprurëse me udhëheqjen e re të Libisë. Por, gjatë bisedimeve me këshillin e përkohshëm, tema qendrore ishte se si mund të zhvillohet vendi në epokën pas Gedafit. Kreu i këshillit të përkohshëm libian, Mustafa Abdul Xhalil, kishte kërkuar për luftën kundër besnikëve të Gedafit furnizim me armë.

© Panorama.al

Te lidhura