SARANDE – Gjurmët e gishtërinjve çojnë në duart e bluve të Sarandës një 24-vjeçar nga fshati Shëndëlli. Florin Deda është ndaluar nga policia për veprën penale të trafikimit të një mjeti, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Gjurmët e gishtërinjve kanë bërë që një 24-vjeçar të bjerë në dorë të bluve të Sarandës, i dyshuar si autori i një grabitjeje të një mjeti në shtetin grek. Burime nga Komisariati i Kufirit në Sarandë bëjnë të ditur se Florin Deda, 24 vjeç, banor i fshatit Shëndëlli, është prangosur i akuzuar për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.











